×
  • Lajme
  • Lajme / Urdhri i Gjykatës

    PSD thotë se Policia ka arrestuar Dardan Molliqajn

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 15:33
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Partia Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari i saj, Dardan Molliqaj, është arrestuar sot nga Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës, teksa ishte rrugës për një takim. Gjykata kishte paralajmëruar të martën do të lëshojë Urdhërarrest për Molliqajn, për mosparaqitje në seancë lidhur me aktakuzën për sulm ndaj policit në një protestë për rritjen e çmimit të rrymës, shkruan Reporteri.net.

    Në reagimin e PSD’së thuhet se ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti.

    “Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike. Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së”, thuhet në njoftim.

    PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt.

    Sipas aktakuzës Molliqaj më 29.01.2022 e ka sulmuar personin zyrtar V.B. i cili ka qenë në detyrë zyrtare duke kryer detyrat e parapara sipas ligjit.

    Aktakuza për goditjen e policit, gjykata do të lëshojë urdhër-arrest për Dardan Molliqajn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!