×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD tregon se çka u bisedua në takimin e “fshehtë” mes Molliqajt e Hazirit

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 15:35

    Në një kafiteri në kryeqytet janë takuar sot nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri me sekretarin e PSD-së, Dardan Molliqaj.


    Gazeta Express ka marrë një përgjigje nga PSD-ja se për çka u organizua ky takim. Sipas PSD-së takimi ishte rastësi dhe aty është diskutuar situata e përgjithshme politike dhe jo ndonjë koalicion i mundshëm parazgjedhor.

    Nënkryetari i LDK-së Lutfi Hazriri, parti kjo që vazhdimisht e quan PSD-në “patericë të PDK-së”, sot është takuar me njërin prej njerëzve kryesor të partisë së Shpend Ahmetit, Dardan Molliqaj.

    Nga PSD-ja që po mundohen ta çojnë në opozitë PDK-në e Kadri Veselit, thonë se në takimin Haziri-Molliqaj, nuk u diskuta mundësia për koalicion parazgjedhor.

    “Pas thirrjeve të shumta në lidhje me takimin në mes të z.Molliqaj dhe z.Haziri, ju njoftoj që takimi ka qenë i rastësishëm dhe është diskutuar situata e përgjithshme politike dhe jo ndonjë koalicion i mundshëm parazgjedhor”, tha për Gazetën zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

    Gazeta ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga Lutfi Haziri, por ky i fundit ka ndalur telefonin.

    Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit janë shtyar takimet ndërmjet partive politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!