Analisti zviceran dhe anëtari i Democratiazation Policy Council, Toby Vogel i ka reaguar ambasadori të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, pasi ky i fundit ka thënë se Washingtoni s’do të dorëzohet derisa të themelohet Asociacioni.
Vogel ka thënë se s’është ekspert, por megjithatë ka pyetur se pse ambasadori amerikan në Beograd vazhdon të theksojë detyrimet e Kosovës që dalin nga marrëveshja dhe jo ato të Serbisë.
“S’jam ekspert, por pse ambasadori i SHBA-së në Serbi vazhdon të theksojë detyrimet e Kosovës sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja dhe jo të Serbisë?”, ka shkruar Vogel.
Ambasadori amerikan sot ka deklaruar se SHBA s’do të dorëzohet derisa Asociacioni të bëhet realitet.
Hill: Formimi i Asociacionit është elementi kyç, s’do të dorëzohemi derisa të ndodhë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.