×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse iu vazhdua edhe për dy vite mandati EULEX-it?

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 21:25

    Mandati i Eulex-it në Kosovë është vazhduar edhe për dy vite, Gjykata Speciale një arsye shtesë sipas njohësve.


    Ka 13 vite që operojnë në Kosovë. E janë rreth 500 persona që punojnë në cilësi të ndryshme.

    Pjesëtarë të Policisë së Eulexit shihen shpesh në publik, por rralle në aksion.

    Aksioni i fundit i tyre që bëri bujë të madhe, ishte në arrestimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Njësia speciale e tyre i asistoi policëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ky bashkëpunim i tyre do të vazhdoj të paktën edhe për dy vite në Kosovë. Kjo pasi, Këshilli i Bashkimit Europian ia ka vazhduar mandatin misionit të EULEX-it deri më 14 qershor 2023.

    Një ndër arsyet kryesore sipas njohësve të çështjeve juridike për zgjatjen e mandatit është edhe Gjykata Speciale.

    Se do të mbështesë Dhomat e Specializuara por edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar e kanë konfirmuar edhe vetë misioni i Eulex në një përgjigje për televizionin.

    Shuma e ndarë për shpenzimet e këtij misioni nga 15 qershori 2021 deri më 14 qershor 2023 do të jetë 173 milionë e 693 mijë e 683 euro.

    Por a paguan shteti i Kosovës për këtë mision?

    Sipas Miftarajt, Misioni i Eulexit do të vazhdojë të operojë në Kosovë deri sa të ketë Gjykatë Speciale, e që sipas tij kjo do të zgjas së paku për 10 vite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!