×
  • Lajme
  • Lajme
    INSTANT

    “Pse po folni budallakina?”, reagimi i Sveçlës pasi dikush i tha pse po e imiton Albin Kurtin

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 11:46

    Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i ka penguar një pyetje që iu bë teksa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive.

    Sveçla nuk u dal për t’u deklaruar para gazetarëve, por fliste duke ecur.

    “Pse po e imitoni Albin Kurtin me fol tu ecë”, është pyetja që iu bë pastaj.

    Sveçla pasi e dëgjon këtë, kthehet dhe thotë “Pse po folni budallakina?”.

    Paraprakisht, Sveçla e cilësoi këtë ditë si “ditë e mirë”./Reporteri.net

    Përpjekje e re për votim të kryeparlamentarit, deputetët kthehen në sallë

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:55

    Pas dështimit të zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit, deputetët e partive kthehen në sallën e seancave plenare, shkruan Reporteri.net.

    Deputetët e partive VV, PDK e LDK janë kthyer në sallë.

    Nuk dihet ende nëse do të ketë sërish përpjekje të re për të votuar kryetarin e Kuvendit.

    Kujtojmë se kandidatja e parë që u propozua nga Vetëvendosje ishte Albulena Haxhiu, por Kuvendi dështoi ta zgjedh atë.

    Pro votuan 57 deputetë, 20 votuan kundër, kurse tre deputetët e NISMA-s abstenduan.

    LDK-ja paralajmëron kallëzim penal ndaj qeveritarëve që ushtruan mandatin nga 27 marsi

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:47

    Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë kallëzim penal ndaj Albin Kurtit si kryeministër në detyrë dhe deputetëve të Vetëvendosjes që kanë ushtruar pozita të ministrave dhe se në vazhdim do t’i shqyrtojnë mundësitë për në Gjykatë Kushtetuese. Kështu ka paralajmëruar pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se ata kanë ushtruar mandatin për një periudhë që nuk është e lejuar.

    “Komisioni për verifikim i ka njohur si faktike dorëheqjet deklarative të kryeministrit dhe ministrave, që nënkupton nga 27 marsi kur është bë certifikimi i zgjedhjeve të gjithë kanë bë shkelje duke ushtruar funksionin e kryeministrit, ministrave. LDK-ja do të bëjë kallëzim penal lidhur me ushtrimin e mandatit që këta e kanë bë nga 27 marsi deri sot. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim. Fillimisht do bëjmë kallëzim penal e më pas do shohim hapat për në Kushtetuese”, ka thënë ajo.

    Bajrami ka shtuar se LDK-ja nuk ka votë për kandidatët që i propozon LVV-ja për kryeparlamentar. /Reporteri.net/.

    Veton Berisha votoi për Albulena Haxhiun, Duda Balje s’mori pjesë në votim

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:43

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit të Kosovës, meqë e njëjta mori 57 vota nga 61 sa nevojiten. 

    Deputeti Veton Berisha ka votuar pro zgjedhjes së Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës, teksa deputetja Duda Balje nuk ka marrë pjesë fare në votimin për Haxhiun, shkruan Reporteri.net.

    Në momentin kur o votua kandidatura e Haxhiut në sallë ishin 115 deputetë. Deputetët e LDK’së votuan kundër, ata të Nismas abstenuan, teksa PDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim.

    Berisha e paralajmëroi votën pro për Kryetar të Kuvendit para fillimit të seancës, teksa për Qeverinë tha se s’ka marrëveshje. /Reporteri.net

    Peci: Vetëvendosje vendos nëse Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryetar e Kuvendit

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:42

    Ministri në largim, Faton Peci, ka folur pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu dështoi të zgjidhet në këtë pozitë.

    Ai ka thënë se është partia e Albin Kurtit që vendos nëse do të jetë sërish Haxhiu kandidate për kryeparlamentare apo ndonjë kandidat tjetër, shkruan Reporteri.net.

    “Vetëvendosje  vendos nëse vazhdon sërish me Albulena Haxhiun apo jo. Është çështje e struktures së Vetëvendosjes se kënd e propozojnë për kryetare të Kuvendit”, tha Peci pas seancës.

    Kujtojmë se pro zgjedhjes së Haxhiut për kryekuvendare kanë votuar 57 deputetë, kundër 20 dhe tri abstenime nga Nisma.

    Deputetët e LDK-së votuan kundër, ndërsa ata të PDK’së AAK-së nuk morën pjesë në votim. /Reporteri.net/.

    Memli Krasniqi: Vetëvendosje e krijoi bllokadën pasi nuk i ka numrat

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:35

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se dështimi për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare e dëshmoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka krijuar bllokadën këto ditë pasi nuk i ka numrat.

    “Krejt bllokada që ka ndodh këto ditë ka ndodhur për faktin që e pamë: këta nuk kanë numra, i kanë pas 52 vota, tash i kanë 57 e nuk do t’i bëjnë 61”, ka thënë Krasniqi.

    Propozimi i VV-së për ta zgjedhur Haxhiun si kryeparlamentare mori 57 vota. Duhen 61.

     

    Dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut Kryetare e Kuvendit, tre deputetët e Nismës abstenuan

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:21

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Pro kanë votuar 57 deputetë, kundër 20 dhe tri abstenime nga Nisma. Deputetët e LDK-së votuan kundër, ndërsa ata të PDK’së AAK-së nuk morën pjesë në votim.

    Në sallë ishin 115 deputetë.

    Pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun si Kryeparlamentare, Kuvendi ka ndërprerë punimet.

    Propozimin për Haxhiun e bëri Nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca./Reporteri.net

     

    Vetëvendosje e propozon Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:17

    Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Propozimin e saj e ka bërë ish-kryeparlamnetari Gluk Konjufca.

    Ky i fundit ishte më parë kryetar i Kuvendit.

    Betohen deputetët e legjislaturës së 9-të

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:13

    Deputetët e rinj, të legjislaturës së 9-të, të Kuvendit të Kosovës janë betuar, pas verifikimi të mandateve nga Komisioni.

    Tekstin e betimit e ka lexuar Kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

    Paraprakisht, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit.

    Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë.

    Kryesuesi i Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para deputetëve raportin për verifikimin e mandateve, bazuar në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përmban edhe listën e 120 deputetëve të rinj.

    Miratimi i këtij raporti i hap rrugën betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

    Kalon raporti për verfikimin e mandatit të deputetëve, i hapet rrugë betimit të deputetëve

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:11

    Me 119 vota pro është miratuar raporti i Komisionit të verifikimit të mandateve dhe kuorumit.

    Më pas u bë betimi i deputetëve.

    Tash në rend dite është propozimi për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

    Haradinaj: Nëse VV i propozon për Kryetare të Kuvendit Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimin, unë dhe AAK i votojmë

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 14:05

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse arrihet te zgjedhja e kryeparlamentarit, ai do të votonte për vetëm nëse kandidate nga Vetëvendosje për këtë pozitë janë Saranda Bogujevci apo Shqipe Mehmeti-Selimi, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj tha se ka tashmë dakordim për votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandatave dhe se pas votimit pritet të vazhdohet me betimin e deputetëve e zgjedhja e kryetarit.

    “Personalisht nëse do të ishin kandidat për kryetar nga VV Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi, i votoj edhe Aleanca i voton”, ka thënë Haradinaj.

     

    Duda Balje e Veton Berisha ulën mbrapa karrigeve të koalicionit AAK-NISMA, shihen duke biseduar me Ramush Haradinajn

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 13:52

    Kryetarja e Unionit Socialdemokrat nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje dhe Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane janë ulur mbrapa karrigeve të koalicionit AAK-NISMA.

    Ata shihen duke biseduar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradiaj, shkruan Reporteri.net.

    Ulur pranë Baljes e Berishës shihet deputeti i AAK-së Bekë Berisha.

    Nuk ka ende ndonjë informatë nëse deputetët Balje e Berisha do të bëhen pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së.

    Ndërsa Adem Hoxha në seancën e kaluar ka konfirmuar se do të jetë pjesë e GP të AAK-së.

    Kujtojmë se ditë më parë në një paraqitje televizive për TV Dukagjin, Time Kadrijaj nga AAK e la mundësinë që Balje dhe deputetë të tjerë të bashkohen me partinë e tyre. /Reporteri.net/.

    Memli Krasniqi thotë se Kurti e Ministrat kanë dhënë dorëheqje individualisht

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 13:23

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje individualisht, shkruan Reporteri.net.

    Krasniqi tha se ky dorëheqja është përfshirë në procesverbal të raportit, me propozim të PDK’së.

    “Kërkesa dhe rekomandimi i deputetit Përparim Gruda është miratuar ashtu që të evidentohet në proces verbal të raportit që të gjithë ministrat e bashkë me ta edhe kryeministri kanë dhënë dorëheqje individualisht…Dorëheqja është evidentuar saktësisht, individualisht në procesverbalin e takimit”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka bërë me dije se do ta votojnë raportin e komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, teksa shtoi se janë të gatshëm edhe për zgjedhje.

    Krasniqi tha se sot kanë ardhur në Kuvend që ta zhbllokojnë situatën e krijuar.

    “Ky ndryshim na ka mundësuar që të votohet raporti”, shtoi Krasniqi./Reporteri.net

    Relaksohen pak raportet, Glauk Konjufca “e shtron muhabetin” me Hykmete Bajramin e Avdullah Hotin

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 13:11

    Deputetët e Kuvendit votuan me 120 vota pro që të nisë përpilimi i raportit të ri për verifikimin e mandateve nga Komisioni i njëjtë.

    Përfaqësuesit e partive janë mbledhur në një sallë të Kuvendit dhe për 30 minuta do të përpilojnë raportin, ndërsa disa deputetët tjerë po qëndrojnë në sallën plenare të seancave.

    Këtë pushim për të biseduar pak me njëri-tjetrin e kanë shfrytëzuar ish-kryekuvendari Glauk Konjufca me deputetët e LDK-së, Avdullah Hotin e Hykmete Bajramin, shkruan Reporteri.net.

    Në videon e publikuar nga Reporteri.net shihet Konjufca i buzëqeshur pranë Hotit e Bajramit.

    Siç mund ta shikoni, raportet mes tyre duken më të reklasuara. /Reporteri.net/.

    Mblidhet sërish Komisioni, për 30 minuta pritet të dalin me raport të ri për verifikimin e mandateve

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 12:54

    Komisioni për Verifikimin e Mandateve është mbledhur sërish.

    Të 120 deputetët kanë votuar që përbërja e Komisionit të jetë e njëjta, shkruan Reporteri.net.

    “Konstatoj se 120 deputetë të gjithë janë për Komisionin e njejtë…për 30 minuta të mblidhen dhe të përpilojnë raportin e ri të Komisionit për verifikimin e mandative të deputetëve”, tha Kryesuesi Avni Dehari.

    Dakordimi për mbledhjen e këtij komisioni u bë në takimin konsultativ që Dehari e thirri para nisjes së seancës.

    Pas takimit u tha se ka unitet që raporti të votohet nga të gjithë deputetët./Reporteri.net

     

    Nis tentimi i tretë për konstituimin e Kuvendit, në sallë 120 deputetë

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 12:47

    Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca konstituive. Të pranishëm janë 120 deputetë, shkruan Reporteri.net.

    Paraprakisht, Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ftoi për konsultim partitë politike.

    Pas përfundimit të takimit, u tha se është arritur dakordim si të dilet nga situata e krijuar.

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se në këtë takim të gjitha partitë u pajtuan që mënyra e vetme për të dalë nga situata e krijuar është që të gjithë deputetët të votojnë për raportin e Komisionit për Verifikimin e mandatave të deputetëve, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se VV’ja si e vetme nuk do të votojë për këtë raport.

    “Ishte dakordimi në këtë takim konsultativ nga të gjithë partitë politike që ta autorizojmë edhe njëherë këtë komision për verifikim të mandatave, të votohen unanimisht raporti sepse keni parasysh nuk është përgjegjësi e mazhorancës që të vërifikojë mandatet e opozitës. Si përfundim, edhe nga ky takim konsultativ u dakorduam të gjithë pa asnjë dallim se e vetmja mënyrë se si mund të dalim nga kjo situatë, është që nëse votojmë të gjithë deputetët për raportin. Për këtë u pajtuan edhe subjektet e tjera, edhe ne. Vetëvendosje nuk do të votojë si e vetme për raportin..Kjo s’do të ndodhë. Uroj që dakordimin që e e kemi pas t’i përmbahen subjektet”, dekalroi Haxhiu./Reporteri.net

    Arrihet marrëveshja për verifikimin e mandateve, i hapet rrugë zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 12:32

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar para gazetarëve pas përfundimit të takimit konsultativ që u ftua nga Kryesuesi Avni Dehari para vazhdimit të seancës konstituive.

    Haxhiu tha se në këtë takim të gjitha partitë u pajtuan që mënyra e vetme për të dalë nga situata e krijuar është që të gjithë deputetët të votojnë për raportin e Komisionit për Verifikimin e mandatave të deputetëve, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se VV’ja si e vetme nuk do të votojë për këtë raport.

    “Ishte dakordimi në këtë takim konsultativ nga të gjithë partitë politike që ta autorizojmë  edhe njëherë këtë komision për verifikim të mandatave, të votohen unanimisht raporti sepse keni parasysh nuk është përgjegjësi e mazhorancës që të vërifikojë mandatet e opozitës. Si përfundim, edhe nga ky takim konsultativ u dakorduam të gjithë pa asnjë dallim se e vetmja mënyrë se si mund të dalim nga kjo situatë, është që nëse votojmë të gjithë deputetët për raportin. Për këtë u pajtuan edhe subjektet e tjera, edhe ne. Vetëvendosje nuk do të votojë si e vetme për raportin..Kjo s’do të ndodhë. Uroj që dakordimin që e e kemi pas t’i përmbahen subjektet”, dekalroi Haxhiu./Reporteri.net

    Duda Balje i kundërpërgjigjet Emilja Rexhepit: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 12:32

    Zëvendëskryeministrja në largim, Emilija Rexhepi ka thënë se Duda Balje nuk do të jetë ministre.

    Por, nuk ka vonuar shumë dhe ndaj saj ka reaguar deputetja e zgjedhur Duda Balje.

    Ajo ka thënë se nuk e shet besimin për një karrige.

    “Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige!”, ka thënë ajo.

    Seanca konstituive, këta janë deputetët që u futen të parët në sallën e Kuvendit

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 12:22

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë hyrë të parët në sallën e Kuvendit, ku edhe pse kanë ikur mbi 30 minuta nga koha e nishjes  për pak minuta pritet të vazhdojë seanca konstituive.

    Pas tyre në sallë kanë hyrë deputetët e zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se shpreson që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet të respektojë skenarin për seancën e përgatitur nga Sekretariati i Kuvendit, e jo i partisë së tij, LVV-së.

    Ai tha se është “interes kombëtar që institucionet të formohen”.

    Abdixhiku deklaroi se nuk po kërkon që shteti të mbet pa kryeministër, por Albin Kurti duhet të zgjedhë nëse dëshiron të jetë deputet apo kryeministër në detyrë.

    “Nuk po themi që të mbetet Qeveria pa kryeministër, por duhet të zgjedhë, ose deputet ose kryeministër”, tha ai.

    Kurse deputetët e parë nga Lëvizja Vetëvendosje që kanë hyrë në sallë janë Albulena Haxhiu e Mimoza Kusari-Lila.

    Haradinaj për raportin me Limajn: Ja kam zgjatë dorën, tha a pe pimë ka një cigare, thashë e kam lanë

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 12:19

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, para seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se duhet të zhbllokohet institucioni ligjvënës.

    Ai ka thënë se sot shpreson që raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve të votohet.

    “Nuk ka logjikë me pengu zhvillimin e seancës konstituive, ne jemi per me votu, nuk jemi për bllokim të seancës”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa sot Haradinaj ka pasur një përgjigje interesante për raportin me Limajn.

    “Më ka përshëndet, ja kam zgjatë dorën, tha a pe pimë ka një cigare, thashë jo, e kam lanë”.

    Kur u pyet nga gazetarët a e ka lënë cigare, Haradinaj tha jo por është e turpshme se si ka ikë Limaj.

    Kujtojmë se nga AAK, Time Kadrijaj, ka marrë pjesë në takimin konsultativ me kryesuesin e seancës Avni Dehari. /Reporteri.net/.

    Veton Berisha: Për konstituimin e Kuvendit e jap votën, për Qeverinë s’kemi marrëveshje

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 12:19

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka konfirmuar se do të jap votën për konstituimin e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Para gazetarëve, ai tha është i gatshëm ta jap votën e mbështetjen për formim sa më të shpejtë të institucioneve.

    “E jep votën, e jep mbështetjen”, ka deklaruar Berisha.

    Ndërkohë, sa i përket votës për Qeverinë, Berisha tha se ende nuk kanë marrëveshje, por se nëse formimi i Qeverisë do të varej vetëm nga ai, ai do të votojë.

    “Për proceset tjera, ne kemi pas diskutime, akoma nuk e kemi një marrëveshje. Nëse varet vota ime për ndërtimin e institucioneve, do ta sakrifikoj votën time…kjo nuk nënkupton që jam pjesë e kësaj qeverie, që nuk e respekton komunitetin egjipitian, nuk i plotëson kërkesat e partisë egjiptiane…”

    “Nuk jemi bllokues, por asesi nuk e sakrifikojmë vullnetin e atyre që na kanë zgjedh”, ka thënë Berisha./Reporteri.net

    Emilija Rexhepi: Duda Balje nuk është ministre

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 12:12

    Zëvendëskryeministrja në largim, Emilija Rexhepi ka thënë se Duda Balje nuk do të jetë ministre.

    Këto deklarata, shkurt ajo i bëri para Kuvendit të Kosovës, derisa pritet të mbahet seanca konstituive.

    “Nuk është Duda Balje ministre” – tha ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!