×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pseudozyra e Prokurorit të Specializuar”, reagon Klinaku pas bastisjes në banesën e Behramajt

    Reporteri
    22 Shkurt 2023 | 16:06

    Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Specialja ka bastisur banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj.

    Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku këtë veprim të Speciales e ka quajtur “skandal”.

    Ai madje e quan “pseudozyrë” atë të Prokurorit të Specializuar.

    Postimi i plotë:

    Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

    Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!