Janë bërë më shumë se dy ditë nga tërmeti që tronditi Shqipërinë, duke lënë rreth 44 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara.
Për të ndihmuar të prekurit janë mobilizuar qytetarë, organizata dhe biznese anembanë Kosovës.
Bashkësia e Degëve të Gjakovës ka njoftuar se një delegacion i PSHDK-së tashmë është nisur për të dërguar ndihmat e mbledhura nga aktivistët e PSHDK-së në Gjakovë për zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri, shkruan Reporteri.net
“I falënderojmë aktivistët për humanizmin e treguar dhe ndihmat e grumbulluara . Me këtë rast edhe pse me dhembje të madhe për tragjedinë kombëtare dhe viktimat urojmë Shqiptarëve 28 Nëntorin Ditën e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar”, thuhet në njoftimin e tyre./Reporteri.net
https://www.facebook.com/pshdkgjakove/posts/2343303145933507?__xts__%5B0%5D=68.ARBpROcP2wodx1Frm8iHRp051XnHDXyMPEm6xHyH-TKgnsAIuXpz9rmhqWolzjhjmWWHx3TyG8b_mz-PN_TLj5uwOf3M361yJUB9PrMgxypWD41iVptqUaDHGBH5IcqHllTfyGGvRJoZqsO5Tl19iERomZPAKf-tRbwmpQkIKCj3yihxMUdBht1HhZm8_akTC4Nc8EWLZpFQO09rlze4FIXznugrtuljkF7k-9WC6-A2sMWqMW-mxzsaoM591dH50oTLdAGoe17X2_kXjg5AElk5XPA4g8GC1ckj1VJ68yIkq7DOHk6LfcxLYDL60CkHuNmBZY1vxc9YWpqBP6ao7BZW_9SP&__tn__=-R