×
  • Lajme
  • Lajme

    Publicisti shqiptar nga Amerika për Osmanin dhe Kurtin: Bëni vepra mos shisni kopalla populliste

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 22:40

    Publicisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka thënë se sfidon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin që të materializojnë reciprocitetin Kosovë-Serbi 100% dhe të mos shesin kopalla populliste.


    “I sfidoj Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të materializojnë reciprocitetin Kosovë-Serbi 100% dhe të mos shesin kopalla populliste”, ka shkruar Lushi në Facebook.

    Lushi ka treguar edhe se si bëhet kjo, gazeta metro,

    “Shumë thjeshtë: le t’ua mundësojnë shqiptarëve në Kosovën Lindore (Luginë) të njëjtat të drejta sikur që i kanë serbët në Republikën e Kosovës. Ose, nëse Serbia nuk e pranon këtë reciprocitet, le të urdhërojnë Osmani dhe Kurti t’ua ulin serbëve të Kosovës të drejtat speciale në nivelin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, është shprehur ai.

    Postimi i plotë:

    I sfidoj Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të materializojnë reciprocitetin Kosovë-Serbi 100% dhe të mos shesin kopalla populliste.

    Si?

    Shumë thjeshtë: le t’ua mundësojnë shqiptarëve në Kosovën Lindore (Luginë) të njëjtat të drejta sikur që i kanë serbët në Republikën e Kosovës. Ose, nëse Serbia nuk e pranon këtë reciprocitet, le të urdhërojnë Osmani dhe Kurti t’ua ulin serbëve të Kosovës të drejtat speciale në nivelin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Përndryshe mos na shitni pallavra populliste demek patriotike, të cilat këmbë e krye janë popullizëm i gërditshëm dhe për mendje naive.

    Urdhëroni bëni vepra! Mjaft me popullizëm!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!