Gjykata Kushtetuese sapo e ka publikuar vendimin e plotë për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për Kryeministër.
Vendi për këtë rast është marrë të enjten në mbrëmje, shkruan Reporteri.net. Dokumenti është 162 faqesh.
Me të publikuar dokumenti, faqja e Gjykates Kushtetuese ka dalë jashtë funksioni. Me gjasë, kjo për shkak të klikimeve të shumta në kohë reale, shkruan Reporteri.net.
Njëjtë, kishte ndodhur disa herë edhe gjatë ditës së enjte, kur faqja zyrtare e Gjykatës Kushtetuese dilte jashtë funksioni për disa minuta.
Kushtetuesja i ka hapur rrugë krijimit të Qeverisë Hoti, pasi vlerësoi se partia e dytë e dalë nga zgjedhjet ka mundësi që të krijojë institucionet e reja qeveritare, pas votimit të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë.
Po ashtu, Kushtetuesja pohon se Lëvizja Vetëvendosje, e cila çoi lenden në këtë Gjykatë, me mos përgjigjen e Presidentit për mandatarin mund të konsiderohet se ka refuzuar të marrë mandatin e ri për krijimin e qeverisë së re. /Reporteri.net/.