×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, kaq do të shiten nafta e benzina

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 9:22

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

    Sipas këtij vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1 euro e 86 centë, për benzinë 1 euro e 74 centë, derisa për gaz është 78 centë.

    Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.

    Ky vendim është marrë bazuar në Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Nafrës dhe Katrburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!