×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen dokumente, ku dëshmohet se Dikoviq kreu vrasje masive ndaj shqiptarëve në Kosovë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 10:10

     Jetlir Zyberaj, Këshilltari i Ministrit të Jashtëm në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar dëshmi të reja të masakrave ndaj civilëve shqiptarë nga ana e paramilitarëve serbë.


    Zyberaj ka publikuar dëshmi të krimeve që ka bërë në Kosovë, Ish-komandanti i ushtrisë serbe në kohën e Jugosllavisë, Ljubishq Dikoviq, shkruan Reporteri.net.

    Zyberaj në njoftimin  etij në Facebook,  ka publikuar edhe dokumente që faktojnë se Dikoviq kreu krime lufte në Kosovë.

    ”Ljubishq Dikovic personalisht ka mbikëqyrur situatën në zonën nën kontrollin e tij dhe personalisht ka dhënë urdhra se si ushtria duhet të manovrojë. Ai personalisht ka dhënë urdhra për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm, përfshirë fëmijë, dhe personalisht ka marrë pjesë kur ndodhnin vrasje të tilla. Ky është një nga dokumentet e shumta që tregojnë përfshirjen e Dikovic në vrasje masive. Prokurorët e Kosovës kanë dosjet për të paditur urgjentisht Dikovic”, ka shkruar Zyebraj.

    https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215593267320581

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!