×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen fotografi nga vendi në Serbi ku u gjetën trupat e shqiptarëve

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 8:55
    Foto: Idro Seferi/DW

    Janë duke vazhduar gërmimet në Kizhevak të Serbisë për mbetjet mortore të disa personave që dyshohet të jenë të personave që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.


    Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka konfirmuar për dje deri më tani kanë zbuluar pesë varreza.

    Gazetari Idro Seferi ka publikuar edhe një fotografi ku shihen ekspertët e forenzikës duke gërmuar varrin masiv ku dyshohet të jenë trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

    Foto: Idro Seferi/DW

    Ndryshe, një muaj më parë, prej kur është zbuluar kjo varrezë masive, me ndihmën e fotografimeve të Kryqit të Kuq, atje po qëndrojnë ekspertë nga Kosova të cilat kanë marrë pjesë gjatë procesit të zhvarrimit të mbetjeve mortore.

    Nga aty delegacioni i Kosovës, të premten ka bërë thirrje për mos-politizim, duke shtuar se ekzistojnë dyshime se ka edhe shumë varreza masive në territorin e Serbisë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!