Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, është shtrirë sot në QKUK pas disa shqetësimeve me shëndetin.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Presidenca e Kosovës, të cilët thonë se presidenti është shtrirë në spital për shkak të gurëve në veshkë, shkruan Reporteri.net.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor professional”, thonë Presidenca.
Ndërkohë, ata thonë se gjendja e presidentit Thaci është stabile dhe stafi i QKUK-së po kujdeset për të.
“Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi. Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thonë zyra e Thacit.
Sic shihet nga fotografitë, Thaci është larguar tashmë nga QKUK-ja./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.