×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen listat e fituesve në nivelin e shkollës për komunën e Prishtinës, Prizrenit e Mamushës

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 16:37

    Me publikimin e rezultateve në nivelin shkollor për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Deçanit dhe Mamushës në kuadër të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport sot përfundon publikimin e listave të kësaj faze.


    Nga të dhënat për nivelin shkollor, komuna e Prishtinës ka fitues 1575 , komuna e Prizrenit 1032 fitues, dhe komuna e Mamushës 58 fitues.

    Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 3029.

    Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin shkollor përfshin mbi 15, 000 fitues.

    Përmes Programit Nacional për Rininë, të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën, patën rastin të jenë pjesë e garave, ku përmes shkathtësive krijuese, shfaqën talentet e tyre në fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

    Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

    Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për nivelin komunal të garës.

    Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura

    Lista e nxënësve fitues në Prishtinë

    Lista e nxënësve fitues në Prizren

    Lista e nxënësve fitues në Mamushë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!