×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamje nga rrahja në parkingun e një klubi në Çagllavicë, përfshihen vajza e djem

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 14:03

    Disa të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur mbrëmë në Çagllavicë të Prishtinës.

    Sipas pamjeve të publikuara, shihet se rrahja ka ndodhur në afërsi të një klubi të natës, konkretisht në pjesën e parkingut të këtij klubi.

    Nuk dihet motivi i rrahjes që ndodhi mbrëmë, por bazuar në pamjet e siguruara nga Gazeta Express shihet se në të janë përfshirë disa vajza dhe djem.

    Gjithashtu nuk dihet nëse për rastin në fjalë është njoftuar Policia e Kosovës.

    https://www.dailymotion.com/video/x8bm2bn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!