Doris Kopaçi nga fshati Vërdovë i Pogradecit, një prej të rinjve të dhunuar në Malin e Zi, ka mbërritur në familjen e tij këtë pasdite i traumatizuar.
Ai nuk ka pranuar të flasë për mediat, për shkak edhe të gjendjes së tij psikologjike.
Jashtë kamerave ai është shprehur se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e tyre drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye.
Kopaçi tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai ka marrë dy goditje në trup dhe më pas është shmangur. Ai shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.
Gjithçka më pas është e ditur thotë ai, pasi morën mjekime në Mal të Zi dhe janë kthyer më pas në Shqipëri. / TVKlan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.