×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen pamjet nga spitali të policit që u plagos mbrëmë në veri

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 14:21

    Polici që u plagos mbrëmë në veri është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Mjeku Alban Shabani, ka publikuar pamje nga spitali bashkë me të, shkruan Reporteri.net.

    Mjeku Shabani ka thënë se ai është plot vullnet e forcë për t’i shërbyer vendit.

    “Shoku jem ashtu si’ç je plotë vullnet e forcë për ti shërbyer vendit ashtu i perballove edhe plumbave të armikut! Ne jemi afer teje tani ne këto momente sikur ti që je çdo ditë në mbrojtje të vendit e qytetarëve!
    Zoti i ruajt policinë e Kosovës”, ka shkruar ai sipër fotos së publikuar.

    Polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë është plagosur në krah dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, njoftoi sot QKUK përmes një njoftimi për media.

    Ky sulm ka ndodhur pak orë pasi Policia rriti praninë në komunat e veriut. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!