Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimit të 23 dhe 24 qershorit. Në pikat kryesore të publikuara, nuk është tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, derisa përmendet çështja e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.
Megjithatë gjasat që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të futet në rend dite për diskutim janë të mëdha, meqë në njërën prej pikave të agjendës që ndërlidhet me çështjet e politikës së jashtme, thuhet se “në dritën e ngjarjeve, Këshilli Evropian mund të trajtojë çështje specifike të politikës së jashtme”.
Përpara takimit të Këshillit Evropian, presidenti Charls Michel, ua ka dërguar një letër krerëve të Qeverive të shteteve anëtare, në të cilat përmend edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Michel ka thënë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në dhe se BE-ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
“Prandaj ne duhet të ri-energjizojmë procesin e zgjerimit dhe ta çojmë përpara integrimin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne do t’i takojmë ata përpara takimit formal të Këshillit Evropian”, ka thënë Michel në letrën e tij./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.