×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet dokumenti për rregullimin e çmimit të naftës, kaq centë do të fitojnë naftarët

    Reporteri
    24 Qershor 2022 | 14:51

    Qeveria e Kosovës ka publikuar Udhëzimin Administrativ të miratuar në mbledhjen e fundit për rregullimin e çmimeve të naftës.

    Sipas këtij UA, në Nenin 4 te Rregullimi i çmimeve – Marzha Tregtare, çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë.

    Tregtarët e naftës me shumicë me këtë rregullim të çmimit mund ta shesin naftën me fitim maksimal 2 centë, kurse ata me pakicë me fitim 12 centë.

    Ky vendim do të mbetet në fuqi për 90 ditë përveç nëse shprehimisht përcakton ndryshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!