×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet fotografia e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit nga koha e luftës

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 23:06

    Një fotografi e vjetër nga koha e luftës, ku shihen së bashku kryeministri aktual Albin Kurti dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, është publikuar sot.

    Fotografinë e ka publikuar gazetari Ermal Panduri në llogarinë e tij në Facebook.

    Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte drejtor politik i UÇK-së, ndërsa Albin Kurti ishte i angazhuar në Zyrën e Përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi.

    Në fotografinë e publikuar, Thaçi e Kurti duken të jenë afër dhe fizikisht dhe jepet përshtypja që Thaçi po komunikon diçka me Kurtin.

    Para tyre, shihet Adem Demaçi derisa ecën.

    Kjo fotografi nuk është publikuar asnjëherë më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!