Një hartë e re është publikuar me shtetet e shkallën më të lartë të rrezikut për vitin e ardhshëm. Në këtë hartë, Kosova vlerësohet si vend me rrezik të ulët, me përjashtim të Mitrovicës, ku rreziku cilësohet i nivelit mesatar.
Sipas grupit ndërkombëtar të specialistëve të sigurisë dhe mjekësisë, “International SOS”, Libia, Siria dhe Afganistani janë në mesin e vendeve më të rrezikshme, shkruan Independent.
Lista është hartuar në bazë të rrezikut të paraqitur nga dhuna politike, përfshirë terrorizmin, kryengritjet, trazirat e motivuara politikisht dhe luftën, trazirat sociale dhe dhunën.
Parasysh si faktorë u morën edhe qëndrueshmëria e infrastrukturës së transportit, gjendja e raporteve industriale, efikasiteti i shërbimeve emergjente dhe të sigurisë dhe rreziku nga fatkeqësitë natyrore.
Niveli më i ulët i rrezikut iu dha vetëm shtatë shteteve, të gjitha evropiane: Islanda, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Zvicra, Sllovenia dhe Luksemburgu.
Bashkë me shumicën e vendeve tjera evropiane, Britania e Madhe është vlerësuar me rrezik të ulët, njësoj si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.