×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet një fotografi e ushtarit të Kosovës në ushtrimet e NATO-s

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 11:21

    Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha përmes rrjetit social Twitter ka postuar fotografinë e ditës të një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtrim ndërkombëtar ushtarak.


    Berisha ka shkruar se FSK është e gatshme të mbështesë misionet e paqes së aleatëve tanë kudo ku popujt e shtypur luftojnë për paqe, liri dhe demokraci.

    Ministri ka shkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është profesionale, e trajnuar nga NATO, gjithpërfshirëse dhe e besueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!