Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të Kosovës të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani në vitet e fundit.
Të dhënat janë për vitin 2019, 2020, 2021, 2022 dhe deri në shtator të 2023-së.
GAP-i ka publikuar këto statistika duke iu referuar të dhënave nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave në vitin 2019, të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani janë 5,440 shtetas të Kosovës, në vitin 2020 janë 6,043, në vitin 2021 janë punësuar 6,946 në vitin 2022 janë punësuar 8,060, ndërkaq deri në shtator 2023 janë punësuar 9,091.
GAP po ashtu ka publikuar të dhënat edhe për punësimin në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.