Bedri Shabani që u arrestua nga Policia e Kosovës javën e kaluar nën dyshimet për spiunazh i është publikuar një audio-incizim, ku ai flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosiq, bisedë që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë.
Audio-incizimi është publikuar nga “The Geopost”.
Sipas të dhënave, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023.
Sipas telefonatës, e realizuar më 23.05.2023, mësohet se Rosic, ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Janicijevic-in, i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariatit të Punëve të Brtendshme” për Ferizaj në vitin 1999.
The Second Surveillance of Bedri Shabani – Physical Meeting with the BIA Officer Confirmed
In the second surveillance brought by "The Geopost," the citizen of Kosovo, Bedri Shabani, who was arrested for espionage, speaks with BIA officer Srdjan Rosic. The conversation confirms… pic.twitter.com/1nOTF8nJjM— The Geopost (@theGeopost) June 13, 2024
Gjatë bisedës merret vesh se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosic i përgjigjet me “jo”.
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dy me etni shqiptare, u arrestuan nga Policia e Kosovës më 05.06.2024 për shkak të dyshimit për spiunazh.Gjatë basitjes në shtëpitë e të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. /Reporteri.net/