×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet punimi i diplomës së heroit Agim Ramadani, habit bukurshkrimi i tij

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 17:05

    Shukrije Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani ka publikuar punimin e temës së diplomës të bashkëshortit të saj, që e kishte bërë në Akademinë Ushtarake në Zagreb.

    Ajo ka shkruar se tema e realizuar nga Heroi i Kosovës mund të jetë e dobishme për FSK-në.

    “Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njihni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studiuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën “Ivan Goshnjak” në Zagreb, duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!