Pulmologu kosovar, Flamur Marku ka folur për pasojat e përdorimit të cigareve elektronike, konsumimi i të cilave është rritur kohëve të fundit.
Ai thotë se ato përmbajnë një substancë vajore që përpos problemeve në ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes, shumë studime tregojnë se shpeshherë shkakton edhe penumoni të rralla intersticiale.
Madje, këto pneumoni atipike, thotë ai mund të çojnë deri në humbjen e jetës, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Cigaret elektronike “vipes” që quhen që është një substancë vajore që përveç problemeve në ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes është e dokumentuar nga shumë studime që shpeshherë shkakton edhe pneumoni të rralla intersticiale, do të thotë pneumoni më të rralla, jo pneumoni tipike që i kemi ne që trajtohen shumë më lehtë, por ato pneumoni më atipike që shpeshherë mund të sjellin pasoja deri në humbjen e jetës”, ka thënë ai në KTV. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.