×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Puna jashtë orarit, ndahen 2 milionë euro për policët e Kosovës

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 14:24

    Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mbi 2 milionë eurove për Policinë e Kosovës.


    Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka treguar se këto shtesë dedikohen për kompensimin e orëve jashtë orarit të punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

    “Policia e Kosovës obligohet të angazhohet edhe në orare jashtë punës. PK-ja akumulon edhe orë që janë të pakompozuara”, është shprehur ai.

    Mustafa ka saktësuar se shifra është 2 milionë e 52 mijë euro.Nga ana tjetër, zv/ministri i Financave, Fatmir Gashi theksoi se dikasteri i tij obligohet që nga kursimet e 2019-ës të barten mjetet për Policinë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!