×
  • Lajme
  • Lajme / Rrezikojnë dëbimin

    Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

    Reporteri
    09 Mars 2025 | 17:43

    Zyrtarët e zyrës kryesore doganore në Dortmund kanë kapur dy punëtorë të paligjshëm në një hotel-restorant në Netphen. Dogana kishte marrë një njoftim përkatës.

    Një grua (me shtetësi kosovare) u arratis nga kuzhina dhe tentoi t’i shmangej kontrollit, por u kap nga doganierët.

    Kur u kontrolluan të dhënat e saj personale, rezultoi se kosovarja nuk kishte të drejtë të punonte. Duke u marrë në punë në mënyrë të paligjshme, ajo ka humbur kështu edhe të drejtën e qëndrimit.

    E njëjta gjë vlen edhe për një shtetas tjetër kosovar, i cili po ashtu ishte i punësuar në kuzhinë. Pasaportat e tyre u konfiskuan dhe iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

    Dy kosovarët tani duhet të largohen nga vendi brenda një afati të shkurtër, thuhet në komunikatën e zyrës kryesore doganore, transmeton albinfo.ch.

    Punësimi i paligjshëm: Ekziston rreziku i gjobës deri në 500.000 euro

    “Rrethana të tilla mund të rezultojnë në një gjobë të madhe, shkruan wp.de. Punësimi i paligjshëm i të huajve mund të dënohet me gjobë deri në 500 mijë euro”, shpjegon zëdhënësja e shtypit e zyrës kryesore doganore në Dortmund, Andrea Münch.

    Duke qenë se dy punonjësit nuk ishin të regjistruar në sigurimet shoqërore, edhe punëdhënësi përballet me procedim penal.

    “Kontrollet e paparalajmëruara duhet të priten në çdo kohë, sidomos në sektorët që janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj punës së padeklaruar dhe shkeljes së rregullave për pagën minimale”, shton zëdhënësja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!