Gjiganti metalurgjik “Trepça” është bërë me drejtor të ri. Basri Ibrahimi, ish-kryeinspektor i punës sot përmes një procesi të hapur dhe transparent të konkurimit dhe pas përfundimit të procesit të seleksionimit dhe intervistimit, është zgjedhur nga Bordi në krye të kësaj ndërmarrje.
Për këtë pozitë ka qenë një garë e ashpër, pasi përveç Ibrahimit në garë për të marrë këtë post kanë qenë edhe gjashtë persona tjerë: Afrim Osmani, Mentor Demi, Valon Leci, Bajram Hoxha, Enis Jukovic dhe Behxhet Nimani.
Kurse, për pozitën e Sekretarit Korporativ të Trepça është zgjedhur Afrim Haxhiu.
Të dy kandidatët morën besimin e plotë të gjithë anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës.
Ky proces, përsëri e solli në vëmendje rëndësinë që ka ‘Trepça’ për qytetarët e Kosovës, gjë që u dëshmua me konkurencën profesionale që ka pasur në këto dy konkurse.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.