×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    “Punë të paparapara”, Komuna e Prishtinës jep tender në vlerë rreth 133 mijë euro me negocim për rrugën “Rexhep Luci”

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 14:46

    Komuna e Prishtinës ka dhënë një tender në vlerë 132 mijë euro me procedurë të negociuar lidhur me rikonstruimin e rrugës “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha”, shkruan Reporteri.net.

    Kontrata, që është dhënë për disa punë të paparapara, është nënshkruar më 23 qershor, teksa vlera totale ishte 132 mijë e 993 euro.

    Sipas njoftimit të publikuar në e-Prokurim, kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 60 ditë.

    Me këtë kontratë është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomikë “Flamuri SH.P.K”; “Benita Company Sh.p.k”.

    Kontrata fillestare për këtë rrugë ka qenë në vlerë 1.3 milion euro dhe ishte dhënë me procedurë të hapur. Nënshkrimi i saj ishte bërë në nëntor të vitit të kaluar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!