×
  • Lajme
  • Lajme

    Punësimet në institucione nga NISMA, përplasen Krasniqi e Zeka

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 21:13

    Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e ka mbajtur premtimin për të punësuar nga një anëtar nga secila familje. Por vendet e punës ia ka siguruar vetëm familjarëve të tij dhe bashkë partiakëve të Nismës Socialdemokrate.


    Së fundi, në Qendrën e Studentëve është punësuar motra e tij, Lumturije Pacolli, si zyrtare për bibliotekë.

    Bile një deputet i kësaj partie po thotë se ka koordinator për punësime tek Nisma.

    Sipas Milaim Zekës këta persona janë figurat kryesore të këtij subjekti politik.

    Zeka thotë se shumë anëtar të kësaj partie po largohen nga Nisma pasi janë të zhgënjyer.

    Ndërkohë i kontaktuar nga T7, përmes telefonit Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, nuk ka dashur të flasë, veçse ia ka dhënë një epitet deputetit Zeka.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!