×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë sërish para komunës kundër angazhimit të privatëve për mbledhjen e mbeturinave

    Reporteri
    04 Dhjetor 2024 | 10:08

    Punëtorë të ndërmarrjes publike “Pastrimi” po protestojnë mëngjesin e sotëm para Komunës së Prishtinës.

    Ata po kërkojnë nga komuna që ta anulojë tenderin për angazhimin e pesë operatorëve privatë për grumbullimin e mbeturinave, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ata mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.

    Punëtorët në protestën e kaluar kanë shprehur drojën se me këtë mund të falimentojë kompania. Ata kanë thënë se ndihen të cënuar për humbjen e vendeve të punës, pas tenderit në vlerë prej 16 milionë e 400 mijë euro që shpalli Komuna e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, që sipas tyre  çon këtë ndërmarrje drejt falimentimit.

    Ata thanë se kryetari Përparim Rama e drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci po e falimentojnë ndërmarrjen publike “Pastrimi”.

    Punëtorët e “Pastrimit” protestë para Komunës: Përparim, ndale tenderin 16 milionë, jo falimentim për pastrim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!