×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Punëtorët e Pastrimit vazhdojnë grevën edhe të shtunën, ushqehen nën tendën e vendosur përballë Komunës

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 15:44

    Punëtorët e kompanisë ‘Pastrimi’ edhe sot e kanë vazhduar grevën përballë Komunës së Prishtinës.

    Në disa foto të siguruara nga Gazeta Online Reporteri.net punëtorët e kompanisë ‘Pastrimi’, shihen duke u ushqyer në kushte të rënda nën tendë, përballë objektit të Komunës së Prishtinës.

    Kujtojmë se dje Sindikata “Punëtori” e Kompanisë Rajonale të Mirëmbajtjes “Pastrimi” ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre, në një takim që kanë mbajtur të premten.

    Përderisa Komuna e Prishtinës në një njoftim gjatë ditës u shpreh se një prej kërkesave të punëtorëve – ajo për kontratën për menaxhim të mbeturinave sipërfaqësore, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh tashmë është nënshkruar – kjo sindikatë ka thënë se ajo nuk përbën zgjidhje.

    Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot akuzoi kompaninë “Pastrimi” se ka bllokuar mbi 30 kamionë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!