×
  • Lajme
  • Lajme / Pakënaqësitë

    Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën para Komunës së Prishtinës

    Reporteri
    23 Maj 2025 | 9:21
    Pastrimi

    Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” po e vazhdojnë sot grevën para Komunës së Prishtinës.

    Gjithashtu kamionët e ndërmarrjes janë parkuar në rrugën përpara objektit të Komunës.

    Punëtorët e Pastrimit kanë protestuar edhe dje, ndërkohë që  Komuna e Prishtinës ka fajësuar menaxhmentin pas grevës.

    Komuna tha se kjo protestë është e panevojshme, duke akuzuar menaxhmentin e kompanisë për “keqpërdorim të punëtorëve për qëllime politike”.

    “Ka kohë që kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat. Prandaj, përderisa jemi duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendjeje, grumbullimi i punëtorëve të KRM ‘Pastrimi’ para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë”, thuhet në reagim.

    “Ka kohë që kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat. Prandaj, përderisa jemi duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendjeje, grumbullimi i punëtorëve të KRM ‘Pastrimi’ para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë”, është thënë në reagimin e Komunës.

    Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” më 14 maj ka ndërprerë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Si pasojë, në kryeqytet kontejnerët janë të stërmbushur.

    Në sindikatën e “Pastrimit” kanë kërkuar që Komuna e Prishtinës t’i shkëpusë kontratat me operatorë privatë që ofrojnë shërbime paralele e të cilat “e dëmtojnë funksionimin dhe të ardhurat e ndërmarrjes publike”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!