×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët në grevë, studentët pastrojnë në UP, kryesindikalisti Azemi: S’mund ta frikësoni askënd

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 10:52

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka publikuar disa pamje në Facebook, ku shihen studentët duke pastruar në Universitetin e Prishtinës, e krejt kjo pasi punëtorët teknik aktualisht janë në grevë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk duhej bërë pasi është thyerje e grevës dhe se nuk mund t’i frikësojnë punëtorët me këtë gjë.

    “Kur disa studentë mundohen ti zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa koridoreve , ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi po sju japin as ju ma shumë se 300 eu ,ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës, me kto veprime nuk mund ta friksoni askënd me përjashtim të atyre që ju fusin në këtë lojë”, ka shkruar Azemi në Facebook.

    Rreth 220 punëtorëve teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës, janë në grevë për shkak të pagave të ulëta./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!