Federata Sindikale e Kosovës ka njoftuar se sot do të hyjnë në grevë punëtorët shëndetësorë.
Sipas njoftimit të FSSHK-së, greva e punëtorëve shëndetësorë do të jetë 8-orëshe, ndërkaq shërbimet mjekësore do të jepen konform Ligjit mbi Greva.
“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar.Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore. Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva. Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës”, thuhet në njoftim.
FSSHK-ja ka kërkuar procedimin e Ligjit për pagat në Kuvend dhe miratimin e tij.
Punëtorët shëndetësorë kanë mbajtur grevë edhe më 25 nëntor me kërkesën që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe i njëjti të fillojë së zbatuari nga viti i ardhshëm.
Njëjtë kanë kërcënuar edhe sindikatat tjera, si ajo e arsimit e punëtorëve privat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.