×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të UP-së bllokojnë Rektoratin, kërkojnë rritjen e pagave

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 14:39

    Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar sot para Rektoratit ku kanë kërkuar rritjen e pagave.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se përpjekjet për rritje të pagave nuk po ndalen, shkruan Reporteri.net.

    “Sot 250 grevist mbyllën derën e Rektoratit, ata nuk lëvizin. Ne edhe nesër do e mbyllim këtë derë dhe si duket po na imponohet veprimi i njëanshëm”, u shpreh Azemi.

    Ai tutje shtoi se pagat e kundërligjshme na i shkurtuan edhe ashtu të vogla 250 euro për punëtorët e sigurimit fizik.

    “Punëtorëve teknik as sot nuk ua paguan pagat e tyre, kurse deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, ua japin nga dy mijë euro pa punuar fare. Kujdes tani studentët si duket do të lëvizin në mbështetjen tonë dhe të tyre”, ka deklaruar Azemi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!