Një punëtor në Graçanicë ka vjedhur mbi 6 mijë euro nga vendi i tij i punës.
Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve, shkruan Reporteri.net.
I njëjti është arrestuar dhe i janë gjetur paratë e vjedhura.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve. I dyshuari është arrestuar dhe i janë gjetur parat e vjedhura. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.