Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në qytetin e Mitrovicës, ku një punëtor i një kompanie ndërtimi ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një defekti në ashensorin i cili bart materialin ndërtimor.
Zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Nita Mustafa, ka bërë të ditur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, se pacienti ka arritur në spital pa vetëdije dhe gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.
Punëtori ka pësuar frakturë të hapura në të dyja këmbët dhe pas dhënies së ndihmës së parë në Mitrovicë, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
“Pacienti ka ardhë pa vetëdiije në spital me autoambulancë. Frymëmarrja e tij ishte spontane dhe ka pësuar politraumë. Në spital është reanimuar dhe është intubuar si dhe i është vendosur qaforja. Më pas ka marrë terapi dhe është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm sepse është në gjendje shumë të rëndë. Vlen të theksohet se në të dyja këmbët ka pasur fraktura të hapura.”, ka thënë Mustafa për Reporterin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.