×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori teknik gjendet i vdekur në oborr të shkollës

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 15:34

    Një person pa shenja jete është gjetur dje rreth orës 16:00 në oborrin e Shkollës së Mesme Bujqësore në Lipjan.


    50 vjeçari që u gjet i vdekur të enjten pasdite, ishte punonjës teknik i kësaj shkolle, raporton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës si “vdekje e dyshimtë”. Këtë, këta të fundit, e kanë konfirmuar për Reporteri.net, të premten.

    “Më datën 9 janar 2020, rreth orës 16:00 në stacionin policor në Lipjan është hapur një rast “Vdekje e dyshimtë”. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, njofton policia.

    Tutje, policia bën të ditur se “trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion ndërkohë qw me rastin po merren njësitet kompetente policore”.

    Nga ana tjetër, në Komunën e Lipjanit, i ka thënë Gazetës Online “Reporteri.net”, se punonjësi i shkollës që u gjet i vdekur është R. Zeqiri.

    Sipas tyre, nga ajo çka dihet deri më tani vdekja e 50 vjeçarit është vdekje e natyrshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!