×
  • Lajme
  • Lajme

    Pushojnë hetimet ndaj policit që dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 16:44

    Kanë pushuar hetimet ndaj Idriz Gashit, rreshterit të Policisë së Kosovës i cili dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Avokati i tij, Arianit Koci, shkroi në Facebook se “e vërteta doli në shesh”.

    “Idriz Gashi – i pastër si loti. Rreshteri Idriz Gashi, pjesë e Task Forcës Hetuese dhe hetues në rastet më të ndjeshme të korrupsionit në vend, ishte dyshuar padrejtësisht se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së. Sot jemi informuar se hetimet janë pushuar. Nuk ka pasur asnjë shkelje. Asnjë provë. Asnjë fakt”, shkroi avokati.

    Tha se nga dita e parë ka insistuar “që të dalë e vërteta”.

    “I kam thënë: “Këtë betejë do ta fitojmë, sepse po akuzohesh padrejtësisht””, shkroi Koci.

    “Fituam! Në kohën kur po e gjykonin publikisht, unë i kam qëndruar afër – si avokat dhe si njeri. Tani, ai del më i fortë, më i pastër dhe me kokën lart’, shkroi avokati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!