Ndaj 6 turqve që u dëbuan nga Kosova, Prokuroria në Turqi ka ngritur aktakuzë.
Sipas asaj që raporton Anadolu Agency, për ta Prokuroria kërkon dënime me burgim prej 16 deri në 28 vjet.
Të gjashtë turqit, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina po akuzohen për “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.
Ata janë në paraburgim tash e 1 vit prej kur institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me inteligjencën turke, i arrestuan dhe dëbuan.
Ndërkohë të gjitha Institucionet ndërkombëtare si “Amnesty International”, por së fundmi edhe Ambasada e SHBA-së, Britanisë e Gjermanisë në Prishtinë, kanë kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për këtë veprim dhe kanë kërkuar që të jepen përgjegjësi për largimin e tyre nga Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.