×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Pyetet pse nuk po e viziton Abdixhikun meqë ishte afër zyrave të LDK’së, Kurti qeshet me zë

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 14:29

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa po kalonte ka lagjia “Qafa”, ku gjenden zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është pyetur nga një gazetare se pse nuk po e viziton kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

    Kurti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, vetëm ka qeshur me zë, shkruan Reporteri.net.

    Kurti mbrëmë tha se oferta e tij për koalicion drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, u refuzua mjaft ashpër nga kjo parti. Pavarësisht refuzimit nga LDK, Kurti sërish ka shprehur dëshirën për bashkëqeverisje me këtë parti, duke e përshkruar edhe si koalicionin ideal.

    “Nga Lidhja Demokratike e Kosovës mu tha që nuk është vendi e koha për marrëveshje për procedurë, por duhet marrëveshje politike. Prandaj, unë i ofrova koalicion qeveritar LDK’së, gjë që u refuzua mjaft ashpër”, ka deklaruar Kurti në RTK.

    Sipas Kurtit, një koalicion ideal do të ishte nëse bashkëqeverisin VV, LDK dhe Nisma, meqë kështu do t’i kishin votat edhe për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që në legjislaturën e kaluar kanë dështuar disa herë.

    “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të behëj 77 deputetë. Madje nëse na shtohen edhe 3 të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombetare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara”, tha Kurti.

    Për Kurtin, PDK’ja duhet të mbetet në opozitë së paku edhe një mandat./Reporteri.net

    Kurti thotë se Abdixhiku ia refuzoi “mjaft ashpër” ofertën për koalicion, “i lutet” sërish për bashkëqeverisje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!