Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që të mos shkaktohet një krizë politike, në mes të një krize shëndetësore në të cilën ndodhet Kosova.
Duke komentuar mocionin e votëbesimit që partneri i tij në Qeveri, LDK ka iniciuar, Kurti ka kërkuar që në mes të kësaj krize shëndetësore, mos të shkaktohet edhe një krizë politike, gjersa i pyetur se a i ka ditët e numëruara në Qeveri, Kurti ka thënë se pavarësisht zhvillimeve ai është njeri që nuk ndalet përballë asnjë pengese, shkruan Reporteri.net.
“Unë po e theksoj atë që e përmenda para pak ditësh se unë jam kryeministër me vullnet, me program dije dhe përvojë të gjatë politike. Jam njeri që nuk ndalet përballë asnjë pengese. Parashikimet nuk i bëjë unë, i bëjnë analistët, unë jam këtu që të punoj. Është bindja ime që kësaj krize shëndetësore nuk duhet t’ia shtojmë edhe krizën politike, por nuk mund të flas për të tjerët”, është shprehur ndër të tjera Kurti në një konferencë për media. /Reoirteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.