×
  • Lajme
  • Lajme

    Pyetja e vetme në presidencë, çka po lexon Thaçi në takim me Grenellin dhe Vuçiqin

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 16:19

    Javën e kaluar në Washington është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësimin e emisarit të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.


    Një foto zyrtare rreth këtij takimi është publikuar dje nga i Ngarkuari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

    E ajo çka ka rënë më shumë në sy, është  fakti se presidenti Thaçi shihet teksa lexon me habi një dokument, derisa presidenti serb freskohet me një pije, shkruan reporteri.net.

    E interesimi i gazetarëve lidhur me atë se çka ishte duke lexuar Thaçi me kaq vëmendje ka qenë i madh. Shumë pyetje janë dërguar në presidencë lidhur me këtë çështje. Gazetarët kanë pyetur mos është ndonjë draft marrëveshje.

    Këtë e kanë konfirmuar burime të Reporterit në presidencë e të cilët po ashtu nuk kanë dhënë asnjë fjalë për atë se për çfarë letre bëhej fjalë.

    Kujtojmë se lidhur me vizitën e tij në Uashington, Presidenti kërkoi të mërkurën raportim në Kuvend, por pasi kjo atë ditë iu pamundësua, ai iu drejtua qytetarëve përmes një konference për media. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!