Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 16 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas gjashtë ankesave që ka dorëzuar Lëvizja Vetëvendosje për këtë parti, shkruan Reporteri.net.
Pesë prej ankesave janë për postime të mbështetësve të kësaj partie, që thuhet se janë identifikuar nga VV.
Ankesa e fundit është për shqyerje të fotove të kandidateve të VV’së, Fitore Pacollit dhe Fjolla Ujkanit, në tubimin në Malishevë.
Në përgjigjen për këto ankesa, PDK ka thënë se nuk e konteston faktin se këto veprime përbëjnë përdorim të gjuhës që nxit ose provokon, por se VV “nuk ka arritur që të argumentoi përgjegjësinë subjektive ndaj subjektit politik PDK”.
PDK obligohet që këtë gjobë ta paguajë brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e vendimit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.