Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PAZP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosjes për numërimin e 392 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës.
Në vendim e PZAP-së thuhet se ”Hudhet e palejusheshme ankesa e datës 22.11.2019 e paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë me të cilin ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, me seli në Prishtinë, që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392, pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë vendit”.
Paneli ka vlerësuar se në këtë fazë të procesit zgjedhor kur është dorëzuar në PZAP me pretendimin nga ankuesi qe të urdhërohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392, pakove me fletëvotim të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës nuk mund të procedohet si ankesë e lejueshme.
Ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka theksuar se pesë ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhje me datën 12.11.2019 kanë shkuar për ta mbyllur fahun postar numër gjashtë duke konsideruar se është përmbyllur tashmë procesi zgjedhor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.