Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka refuzuar ankesën Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për shpalljen e rezultateve përfundimtare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Prizrenit.
Siç bëhet e ditur në vendimin e PZAP-së, është refuzuar e pabazuar pjesa e ankesës ku VV-ja ka kërkuar që në 22 vendvotime dhe në Qendrën e Votimit të fshatit Hoqë e Qytetit, të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet KQZ-ja që ta organizojë rivotimin, si shkak i difrenecës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimeve në kutitë votimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Po ashtu, sipas vendimit të PZAP-së, është hudhur i pasafatshëm apeli i paraqitur nga VV-ja me seli në Prishtinë, kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezuktateve përfundimtare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 14 nëntor.
Ndryshe, sipas rezultateve të KQZ-së, në Prizren ka fituar kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj.
Në këtë komunë, në balotazh ishte Totaj me Mytaher Haskukën nga VV-ja. /Reporteri.net/
Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.