Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të pranojë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për parregullsi gjatë numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Kjo është e bërë e ditur përmes një vendimi nga PZAP-ja, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në vendim thuhet se PZAP-ja ka vendosur që 21 fletëvotime nga qendra të votimit të vlerësohen si të vlefshme dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Vetëvendosje kishte kërkuar që të llogariten si të vlefshme këto fletëvotime që janë printuar në mënyrë të gabuar dhe nuk përmbajnë të gjitha subjektet e certifikuara nga KQZ.
Të njëjtën ankesë VV e kishte bërë edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por atëherë PZAP e kishte refuzuar një gjë të tillë duke u llogaritur të pavlefshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.