×
  • Lajme
  • Lajme

    PZAP refuzon kërkesën e VV-së për numërimin e votave nga mërgata

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 17:29

    Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e fletëvotimeve nga mërgata, edhe pse Gjykata Supreme kishte vendosur në aktgjykimin e saj që këto vota të numërohen.


    Kështu ka bërë të ditur zyrtari i VV-së, Blerim Sallahu i cili ka paralajmëruar se Vetëvendosje do të ankohet përsëri në Gjykatën Supreme lidhur me numërimin e fletëvotimeve nga mërgata, shkruan Reporteri.net.

    “PZAP, del kundër Aktgjykimit të Gjykatës Supreme; PZAP, refuzon si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të 1806 pakova të fletëvotimeve të mërgatës duke e rikthyer në zbatim nenin 96.2 të LZP-së edhe pse Gjykata Supreme ka vendosur me Aktgjykim A-A.U.ZH.nr.20/2019 se neni 96 par.2 nuk duhet të zbatohet për fletëvotimet e dorëzuara me postë nga qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Nuk do të ndalemi derisa të numërohet edhe fletëvotimi i fundit i qytetarit të Republikës së Kosovës. Prandaj vazhdojmë me ankesë në Gjykatë Supreme”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!